Kronikë e zezë

Vidhen para e cigare në një qendër tregtare në Xërxë të Rahovecit

Vidhen para e cigare në një qendër tregtare në Xërxë të Rahovecit
 

Policia e Kosovës ka raportuar se dje është kryer një vjedhje në një qendër tregtare në Xërxë të Rahovecit.

Persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar brenda objektit, duke e thyer murin nga pjesa e pasme. Ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve dhe të holla.