Një aksident trafiku në Komunën e Zubin Potokut ka lënë të vdekur një person të gjinisë mashkullore.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:20 ku një i dyshuar e ka goditur këmbësorin me veturë.
Viktima ka vdekur në vend të ngjarjes ndërsa trupi është dërguar më pas për obduksion. I dyshuari është dërguar në mbajtje.