Kronikë e zezë

Katër persona dënohen me nga 4 vjet burgim e gjobë për grabitje në Vitomiricë të Pejës

Katër persona dënohen me nga 4 vjet burgim e gjobë për grabitje në Vitomiricë të Pejës
 

Gjykata Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.A, B.P, D.K dhe Z.V për shkak se më 12.09.2020, rreth orës 21:40, në magjistrale Pejë- Rozhajë, në pompën e derivateve në Vitomiricë të Pejës kanë grabitur një sasi të hollash.

Të pandehurit janë dënuar me nga katër vjet heqje lirie dhe po ashtu me gjobë prej 1000 euro secili.