Kronikë

Policia heton vdekjen e një fëmije dy muajsh në Klinë

Descriptive Text

Një fëmijë dy-muajsh është dërguar në spitalin e Klinës pa shenja jete. Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se është duke e hetuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës- fëmijës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Gjithashtu si vdekje e dyshimtë po trajtohet edhe rasti vdekjes së një gruaje në Kamenicë. Për të njëjtën raportohet se është dërguar në spital pa shenja jete.