Kronikë

Digjet një veturë në Vushtrri

Një person nga Vushtrria ka njoftuar policinë se i është djegur vetura. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00 ku personi thotë se disa persona të panjohur ia kanë djegur veturën e cila ishte e parkuar në rrugë para shtëpisë.

Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar zjarrin.