Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për therjen e një 19-vjeçari në Drenas

Dy të arrestuar për therjen e një 19-vjeçari në Drenas
Foto: PK / Facebook
 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për therjen e një 19-vjeçari në Drenas.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull) A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar: M. S. 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.S., 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e PK-së.