Policia ka arrestuar një person në Vushtrri pasi dyshohet se ka kërcënuar gjyqtarin e një rasti gjyqësor.
I dyshuari thuhet se ka pasur një seancë gjyqësore me gruan e tij dhe më pas ka kërcënuar gjyqtarin përmes rrjetit social Facebook.
“Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.