Kronikë

Arrestohet një grua në Prishtinë pas kërcënimeve në Instagram

Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi ajo përmes Instagramit kishte ofenduar dhe kanosur dy gra tjera.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka treguar se kërcënimet ishin bërë më 30 nëntor, ndërsa gruaja është arrestuar dje. Me vendim të prokurorit ajo është dërguar në mbajtje.