Kronikë

Nën kërcënimin e armës grabitet filiali i një kompanie në Prishtinë

pk

Një person i armatosur ka grabitur një shumë parash në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave, në rrugën Bill Klinton në Prishtinë.

Policia e Kosovës po bën përpjekje për ta identifikuar të dyshuarin dhe zbardhur rastin.

“Rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që një person i dyshuar i armatosur nën kërcënimin e armës ka grabitur nga aty një shumë të parave. Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka thënë zëdhënësja e PK-së për KOHËN, Flora Ahmeti.