Kronikë e zezë

Dalin pamjet e vrasjes së një shqiptari në Brazil

Dalin pamjet e vrasjes së një shqiptari në Brazil
 

Një shqiptar 47-vjeçar është vrarë para dy ditësh në Sao Paulo të Brazilit teksa ishte duke qëndruar në një restorant.

Mediumi brazilian “R7” të enjten ka publikuar një video në të cilën shihet se si Ilir Zelka vritet nga një person që e qëlloi nga jashtë restorantit. Vrasësi shihet se afrohet me një motor dhe mbante në kokë kapele e syze, ndërsa në njërën dorë kishte kaskën e motoçikletës.