Kronikë

Gjendet i vdekur një person në një vilë në Gjakovë

Në një vilë në Gjakovë pasditen e së martës është gjetur një person pa shenja jete.

Pasi dy dëshmitarë kishin raportuar këtë rast, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku trupi i pajetë ishte i shtrirë në krevat.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, tregoi për KP-në se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Në stacionin policor në Gjakovë janë paraqitur dy dëshmitarë dhe kanë raportuar rastin. Dëshmitarët kanë raportuar se një person tek 'Villa 007' është pa ndjenja. Patrulla policore së bashku me hetimet e SP Gjakovë kane dalë ne vendngjarje ku kanë hasur në viktimën të shtrirë në krevat dhe pa ndjenja. Në vendngjarje kanë dalë edhe ambulanca dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendngjarje”, ka thënë Gjurkaj.

Në vendngjarje gjithashtu ka dalë Prokurori Kujdestar i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.