Pasditen e së mërkurës në Prishtinë dy persona të dyshuar ia kanë vjedhur çantën një gruaje.
Policia thotë se është duke hetuar për t’i kapur hajdutët.
“Viktima ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitur çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin. Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton PK-ja.