Kronikë

Gjendet një 27-vjeçar i vrarë në veturën e tij në Vlorë

Një vrasje ka ndodhur në Dukat të Ri në Vlorë mbrëmjen e kaluar.

Viktima është 27-vjeçari Beniamin Faslli Bezhani. Ngjarja është raportuar nga një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një veturë është e ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Policia njofton se kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen, raporton tch.

“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.