Një vajzë 13-vjeçare që ishte goditur nga një veturë në fshatin Lluzhan të Podujevës më 9 nëntor, ka vdekur në QKUK të shtunën.
Policia e Kosovës, në raportin e saj, ka njoftuar se vajza, si këmbësore, ishte goditur nga një veturë dhe kishte marrë lëndime të rënda. Ajo ka humbur jetën dje në mëngjes.