Kronikë

Përleshen tre persona në Prishtinë, arrestohen dy prej tyre

Tre persona janë përleshur në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Zenel Salihu”.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të enjten në orën 10:45, ndërsa të dyshuarit thuhet se kanë përdorur shufra metalike, raporton KOHA.

“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor . Lidhur me rastin janë arrestuar dy nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.