Lirohet imami Osman Musliu

Lirohet imami Osman Musliu
Është liruar nga arresti imami nga Drenasi, Osman Musliu.
Musliu është arrestuar dje pas një përleshjeje ne një person tjetër kurse avokati i tij Gazmend Halilaj ka njoftuar se është liruar.
Sipas Halilajt, për këtë rast prokurori është vënë në lajthitje.
"Dje rreth orës 15 në objektin e Bashkësisë Islame ishte sulmuar fizikisht dhe natyrisht ka vepruar në vetëmbrojtje siç parashihet më nenin 12 të KPK-së. Me rastin e ndalimit prokurori është vënë ne lajthim faktik nga ana e policisë. Ndërsa sot gjatë një analize më të detajuar nga ana e prokurorit ky i fundit ka konsideruar që nuk ka asnjë bazë ligjore që klienti im të qëndroj nën këtë masë dhe menjëherë ka urdhëruar policinë që z Osman Musliun ta liroj menjëherë", ka thënë Halilaj për KOHËN.
Arrestohet imami i Drenasit, Osman Musliu
Dy persona janë arrestuar pas një përleshje fizike mes tyre që ka ndodhur të martën në Drenas.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
"Me datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën për një përleshje të ndodhur brenda një objekti në rrugën 'Ilaz Kodra' - në Drenas. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para ka ngritur versionin e hetimit se një fjalosje në mes të dy të dyshuarve njëri 48 dhe tjetri 58 vjeç", ka bërë të ditur Policia.
Tutje kanë thënë se të njëjtëve i është shqiptuar masa e paraburgimit për 48 orë.
"Pasi që policia ka kryer veprimet fillestare hetimore përfshirë këtu edhe pjesën e intervistimit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve u ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, për t'u proceduar më pas në përputhje me udhëzimet vijuese të prokurorisë", thuhet tutje.
KOHA merr vesh se njëri prej personave që është përfshirë në përleshje është Osman Musliu, imami nga Drenasi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Në Prishtinë dy persona rrahin policët, në Pejë e pengojnë në punë

Gjendet e vdekur një grua në Prizren

SHKK lejon vikendet për të burgosurit, pas kthimit nga jashtë do të karantinohen shtatë ditë

Një muaj paraburgim për një person që organizoi skema piramidale dhe bixhoz

615 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19

12 persona kapen duke luajtur bixhoz në Ferizaj, arrestohen

Kërkon ndihmë mjekësore në spital pasi u kafshua nga qeni endacak

Tenton ta godasë me veturë një person, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Një këmbësor goditet nga vetura dhe vdes

Arrestohet një i dyshuar për rrëmbimin e një gruaje në Klinë

Vritet me breshëri plumbash një person në Durrës
