Kronikë

Policia kërkon ndihmë për të gjetur personin që u zhduk prej tetorit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur një person i cili është zhdukur prej 1 tetorit.

“Me datën 1.10.2020, në Stacionin Policor në Mitrovicë, nga ana e familjarëve është raportuar se Faik ( Zeqir) Zeqiri, i lindur me 10.09.1961 në fshatin Kutllovc, Komuna e Mitrovicës, është zhdukur. Që nga data e raportimit hetuesit policorë në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime në kërkim të personit të zhdukur. Nga hetimet e deritanishme nuk kemi rezultuar me ndonjë indikacion konkret për gjetjen e personit të zhdukur”, njofton Policia.

Mbi bazën e këtyre rrethanave, thotë PK-ja, hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve me autorizim të prokurorit të rastit, kërkojnë dhe apelojnë te të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni lidhur me personin e zhdukur, të lajmërojë policinë, në linjën emergjente 192/ ose në +383 44 845 823

“Personi i zhdukur, Faik (Zeqir )Zeqiri,i lindur më 10, 9,1961, Mitrovicë, flokë të thinjura, i gjatë 1.70 m., sipas familjarëve së fundmi kishte të veshura pantallona të zi dhe xhup të zi”, thuhet në raport.