Është sekuestruar një revole dhe municion në Bresje të Fushë-Kosovës.
Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se rreth orës 19:00 sonte, është ndaluar një veturë Mazda me targa të Kosovës, dhe pas kontrollit është gjetur në brezin e vozitësit një revole TT, tetë fishekë dhe një karikator, të cilat janë konfiskuar.,
I dyshuari, S.N. (42-vjeçar) shtetas i Kosovës është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.