Kronikë e zezë

Për 10 muaj, Prokuroria e Pejës ka parashtruar 107 kërkesa për sekuestrim

 

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se në periudhën kohore janar-tetor të këtij vitit ka bërë gjithsej 107 kërkesa për sekuestrimin e mjeteve, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave të ndryshme penale.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, nga muaji janar i këtij vitit ​gjer në muajin tetor, kjo prokurori ka parashtruar në gjykatat kompetente kërkesa për sekuestrimin e 76 mjeteve të transportit, ndër to: 33 vetura të llojeve të ndryshme, 17 mjete transporti (kamionë, ekskavatorë, kombi), 15 traktorë dhe 11 rimorkio të mjeteve të ndryshme të transportit.