Kronikë e zezë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 652 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 652 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
Foto: KOHA

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 652 tiketa nga Policia në bazë të ligjit anti-COVID.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 581 tiketa trafiku, ndërsa janë regjistruar nëntë aksidente trafiku me lëndime e 23 me dëme materiale. Po ashtu janë arrestuar pesë persona.