Një grua ka mbetur e lënduar pasi është shkelur nga një automjet në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KOHË-n se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti.
-
18 nëntor 2020 20:14
-
Shpërndaje në: