Kronikë

Një grua ther një burrë në Prishtinë

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një burrë është therur me thikë nga një grua në rrugën “Afrim Zhitia” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërsa rrethanat që quan në këtë krim janë duke u hetuar nga organet kompetente.

“Sonte rreth orës 18:00, ne rr. Afrim Zhitia ne Prishtinë, është raportuar për një rast të therjes me thikë. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lënduar ka marr trajtim mjekësor nga kompetentët në vendin e ngjarjes. Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) është goditur nga e dyshuara(femër), e cila është identifikuar dhe dërguar ne stacion policor për procedura te mëtejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë ne proces nga njësitet kompetente të policisë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha./kp