Kronikë

Vdekje e dyshimtë në një rrugë në kryeqytet

Foto: Koha / ilustrim

Dje në rrugën “Uran Ajeti” në Prishtinë, ka vdekur një burrë.

Policia e Kosovës po e cilëson vdekjen të dyshimtë.

“Raportohet se në rrugë, pa shenja jete është gjetur viktima m/k. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia përmes raportit 24 orësh.