Kronikë e zezë

Gjashtë vjet burgim pasi ndihmoi vjedhjen e një banke në Shtime

Gjashtë vjet burgim pasi ndihmoi vjedhjen e një banke në Shtime
 

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me gjashtë vjet burgim shtetasin kosovar K.H. , pasi ai në shtator të vitit të kaluar kishte ndihmuar në vjedhjen e një filiale të bankës “Raiffeisen” në Shtime.

K.H. akuzohet për veprat penale grabitje në ndihmë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.