Kronikë

Policia gjen në një taksi tre shtetas të huaj, arreston shoferin për kontrabandim me migrantë

Një person është arrestuar të dielën në pikën kufitare në Vërmicë, pasi policia kufitare i ka gjetur në veturë tre shtetas të huaj, të cilët dyshohet se janë futur ilegalisht në Kosovë.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij (taksi) janë gjetur tre persona shtetas të huaj që dyshohet se ilegalisht janë futur në territorin e Republikës së Kosovës”, njofton PK.

Personat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.