Kronikë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Ilir Isufit, që dyshohet për veprat trafikim me njerëz, grabitje dhe shantazh.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia shkruan se i dyshuari është i lindur më 15.08.1974 në fshatin Katundi i Ri në Pejë, ndërsa kanë bashkangjitur fotografinë e tij.

 

Kërkesë për bashkëpunim Pejë, 30 tetor 2020 Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj...

Posted by Kosovo Police on Friday, October 30, 2020

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkohë, raportimin mund ta bëni në:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

- E-mail adresa: info@kosovopolice.com