Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj personit që tentoi t'i vërë flakën veturës së gazetarit kosovar

Aktakuzë ndaj personit që tentoi t'i vërë flakën veturës së gazetarit kosovar

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit E.J., për veprën penale “Zjarrvënia”, nga neni 322 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njoftoi opinionin “se i pandehuri, më 13 qershor 2020, i shtyrë nga motive të ulëta, si rezultat i mendimeve e qëndrimeve të tij personale, i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimeve në portalin ‘Jepi zë’, me dashje ka tentuar t’i vërë flakën veturës së të dëmtuarit Sh.K.”