Kronikë

Gjendet pas disa orësh familja e humbur në Bjeshkët e Rugovës

Një familje katër anëtarshëshe e cila kishte humbur në Bjeshkët e Rugovës, është arritur të gjendet.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se kërkimit i janë bashkuar edhe dy qytetarë të cilët kanë arritur t’i gjejnë ata.

Familja është gjetur sot pas disa orëve.

“Në këtë kërkim janë angazhuar vullnetarisht edhe dy qytetarë të cilët kanë pasur njohur të mira për Bjeshkët e Rugovës. Familja është gjetur nga Idriz Kurtbogaj dhe Liridon Demaj”, thuhet në njoftim.

Koloneli Shabanaj ndarё letёrfalënderim pёr dy qytetarёt e lartcekur