Kronikë e zezë

Ndër 18 më të kërkuarit në Europë për pornografi me fëmijët, një shqiptar nga Kosova

 

Mes 18 dhunuesve seksualë më të kërkuar në Europë është dhe një shtetas nga Kosova. Në mesin e emrave të publikuar nga Europoli është dhe Nesat Bego.

Europol nisi një fushatë dhe krijoi një faqe në internet me fotot, detajet personale dhe informacionet rreth veprave penale. Fushata është nisur në 18 vende evropiane, por faqen e webit e të arratisurve më të kërkuar të BE-së mund të arrihet nga çdo vend, shkruan today.rtl.lu. transmeton BW.