Kronikë

Qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar

Foto: Koha / ilustrim

Pejë, 27 tetor - Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më 23 tetor 2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar VALDET (Muharrem) BERISHA, i cili kërkohej për veprën penale: “Blerje, Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë, pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datën 25 tetor ka bërë arrestimin e tij nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё

“Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vetë qytetarëve dhe vendit, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë në Pejë”, thuhet në njoftim.