Kronikë

Bie nga 2 metra lartësi, fëmija dërgohet në QKUK

Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash, në Prizren të dielën.

Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Raportohet se fëmija mashkull kosovar aksidentalisht ka rënë nga një lartësi prej 2 metra. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.