Një këmbësor është goditur nga një veturë në Prishtinë gjatë së dielës.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku në njoftimin e tyre thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj” afër QMF-së.
“Ju njoftoj se sot me datën 25.10.2020 rreth orës 17:45, Policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Mon Balaj’ afër QMF-së, një këmbësor është goditur nga një veturë në lëvizje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet e nevojshme ndërsa sipas policisë, është njoftuar edhe ambulanca.