Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për dhunim seksual të një të miture që kishte ndodhur para dy ditësh në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh, tre të dyshuarit janë arrestuar “pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale”.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.