Në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë dje ka ndodhur një rrahje masive pas një mosmarrëveshje me ç’rast kanë mbetur të lënduar shtatë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me këtë rast pesë persona janë arrestuar, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia bën të ditur se, “njëri ka lëndime serioze dhe dyshohet të ketë plagë nga thika. Tani është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë, derisa gjashtë të tjerët janë duke u trajtuar në emergjencën e Gjilanit”.
Tutje thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit 4 prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i 5-të është në tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë.