Kronikë

Shqiptari në Angli dënohet me një vit burgim, kishte kultivuar kanabis në apartament

Descriptive Text

Një shqiptar që është zënë duke kultivuar kanabis në vlerë 76 mijë funte në shtëpinë e tij në Teeside është burgosur.

Policia e ka kapur R. R., që kishte hyrë ilegalisht në Britani, në apartamentin e tij tredhomësh në Hartlepool të rrethuar nga 91 bimë kanabisi, raporton “TeessideLive”.

Në Gjykatën në Teesside është treguar se si policët kishin shkuar në adresën në rrugën Collingwood pasi kishin marrë informata.

Ai ka thënë se i akuzuar ishte prezent dhe pasi është bastisur shtëpia janë gjetur bimë kanabisi.

“Tri dhoma ishin të dedikuara për rritje të kanabisit. Pajisjet e zakonshme u gjetën për të ndihmuar rritjen e bimëve. Ishin 91 bimë kanabisi në përgjithësi. 42 në një dhomë, 42 në një tjetër dhe shtatë në një dhomë të vogël”, ka treguar prokurori Paul Newcombe.

Newcombe ka thënë se bimët kishin potencial të prodhonin nga 2.5 deri në 7.5 kilogranë kanabis.

Ai i ka thënë gjykatës, se çmimi në treg do të ishte nga 25 mijë funte deri në 76 mijë funte.

“Në intervistimin, i akuzuari është përgjigjur në shumë pyetje me nuk kam koment. Ai ka thënë se është futur ilegalisht në Britani. Duket se ai kishte borxh para për këtë, ndoshta deri në 16 mijë funte dhe kishte kthyer 5000 funte nga këto. Ai refuzoi të përmend se kush po e kërcënon apo të jap detaje tjera”, ka thënë Newcombe.

Ai ka thënë se R. R. 27-vjeçar është arrestuar me 330 euro dhe dy telefona celularë, pas bastisjes nga policët më 17 shtator.

R. R. është deklaruar fajtor për prodhim të drogës të klasës B. Ai është paraqitur në gjykatën nëpërmjet videolidhjes nga burgu Durham dhe është ndihmuar nga një përkthyes shqiptar.

“Sa i përket rastit, siç thotë klienti im ai është futur në vend ilegalisht për të punuar. Ai fillimisht ka besuar se do të punonte në autolarje. Mirëpo, iu tha të shikonte dhe të rriste bimë kanabisi. Iu dha instruksione për të rritur. Ai po paguante borxhet për futje në vend”, ka thënë Steward Haywood, avokati mbrojtës.

Gjykatësi i çështjes dënoi shqiptarin me burgim prej një viti.