Kronikë e zezë

Një i burgosur në Dubravë kryen vetëvrasje

Një i burgosur në Dubravë kryen vetëvrasje

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se mbrëmë në orën 22:41 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, i burgosuri me inicialet V.H. i lindur më 1991, është gjetur i vdekur. Ai kishte kryer vetëvrasje.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H. në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike”, njofton SHKK-ja.