Kronikë

Ndalohen tre të dyshuar pasi kaluan ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë

Foto: Koha

Janë ndaluar tre persona në fshatin Novosellë të Kamenicës dje për kalim ilegal të kufirit Serbi – Kosovë, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Personat ishin duke udhëtuar me një veturë me targa të huaja, ndërsa duke përdorur rrugë alternative iu janë shmangur kontrolleve kufitare, njofton Policia.

Është iniciuar lëndë ndaj tyre dhe ka shkuar në procedurë të rregullt.