Kronikë

Një polic në Gjakovë kërcënohet përmes rrjeteve sociale

Të hënën është kërcënuar një polic i Kosovës në Gjakovë.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm 24 orësh, njofton se një person i dyshuar është dërguar në mbajtje për këtë kërcënim.

I njëjti, thotë policia, ishte me të meta psikike.

“Viktima m/k zyrtar policor, ka raportuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale nga një i dyshuar m/k. Sipas viktimës i dyshuari edhe më herët e ka kanosur atë dhe familjarët e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti ishte me të meta psikike, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.