Kronikë e zezë

Mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Mbi 2 mijë gjoba u shqiptuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Foto: KOHA

Policia e Kosovës përgjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 2 mijë e 430 tiketa. Përmes një njoftimi, 1 mijë e 487 tiketa janë shqiptuar në trafik, ndërsa 943 në bazë të ligjit COVID-19.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 36 aksidente me dëme materiale, 8 me të lënduar, 15 persona janë arrestuar dhe një është në vuajtje të dënimit.