Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje në një market

Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje në një market
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi dyshohen se kanë vjedhur në një market. Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të shtunën në orën 19:00, ku të dyshuarit pasi kanë vjedhur disa gjësende, kanë sulmuar punëtoren e marketit.

Punëtorja ka marrë trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.