Kronikë

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, burrat rrahin bashkëshortet

Foto: Stock

Të paktën tri raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës. Në të tri rastet, burrat kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.

Një nga rastet ka ndodhur në Fushë Kosovë. Policia ka bërë të ditur të dielën se e ka arrestuar një person pasi që dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në mbajtje është dërguar një person tjetër në Suharekë, për të njëjtën vepër. Në këtë rast, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

E në Suhodoll të Mitrovicës, një grua është ankuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, e prokurori ka vendosur që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.