Kronikë

Dyshohet se kreu dhunë familjare, caktohet paraburgim për një person në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim një personi që dyshohet se ka ushtruar dhunë familjare. Sipas komunikatës së Themelores, G.B. dyshohet se ka kryer veprën penale dhe mund të ketë probleme mendore, ndërsa thuhet se do t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

G.B. masën e paraburgimit do ta mbajë në Institutin e Forenzikës Psikiatrik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).