Kronikë

Dega në Ferizaj e “Raiffaisenit” cak i një grabitje të armatosur

Foto: KOHA

Banka Raiffaisen ka qenë cak i tre personave të maskuar, të cilët kanë tentuar ta grabisin atë në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Rastin e ka konfirmuara Majori i policisë së rajonit të Ferizajt, Muhamet Jahiri. Ai për KOHËN, ka thënë se të tre personat e dyshuar bartnin eksploziv me vete.

“Sot rreth orës 05:50 të mëngjesit tre persona të maskuar kanë tentuar të vjedhet bankomati i bankës ‘Raiffaisen Bank’ në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’. Forcat e rendit kanë ndalur menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk kemi konfirmim nga banka nëse ka arritur të vjedhin ndonjë shumë parash”, ka deklaruar Jahiri.

Nga shpërthimi banka është dëmtuar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Të dyshuarit janë në arrati.

Që nga orët e hershme të mëngjesit të gjitha njësitë relevante të policisë po merren me rastin.

Ende nuk ka ndonjë vlerësim për dëmet e shkaktuara dhe sasinë e parave të humbura.

Përfaqësues të këtij filiali gjenden në vendin e ngjarjes por nuk janë prononcuar për medie.

“Ende janë duke u kryer hetimet dhe nuk mund të jepet informata se sa janë dëmet”, kanë thënë përgjegjësit e këtij filiali.

Pritet që më vonë policia Rajonale e Ferizajt të dal me një raport rreth këtij rasti.

{gallery}