Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe posedim armësh

Tre persona janë arrestuar me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe posedim të armëve pa autorizim.

Policia e Kosovës njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.

Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar

E. lindur me 1986 kosovar/shqiptar

F. lindur me 1998 kosovar/shqiptar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

14 (katërmbëdhjetë) aparate të lojërave të fatit,

2 (dy) lojëra KENO,

1 lojë me qen,

1 (një) shtëpizë kompjuteri,

1 (një) DVR,

1477 (njëmijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) euro,

2 (dy) armë zjarri,

10 (dhjetë) fishekë kalibrash të ndryshëm,

7. 7 gramë substancë e dyshuar narkotike (kokainë),

1 (një) telefon celular,

4 (katër) komplete letra dhe zare pokeri.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.