Kronikë e zezë

Kërkohet një muaj paraburgim për punëtorin e Postës, dyshohet se përvetësoi ndihmat sociale

Kërkohet një muaj paraburgim për punëtorin e Postës, dyshohet se përvetësoi ndihmat sociale

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan që t’i caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj B.M. i cili si punëtor i Postës dyshohet se ka përvetësuar ndihma sociale.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi se ai kishte përfituar gjatë tetorit të sivjetmë 16 ndihma sociale, të dedikuara për përfituesit e ndihmave sociale, në vlerë prej 1700 eurosh.