Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy azilkërkues kërcejnë nga dritarja në Zurich

Dy personave të cilëve u është refuzuar azili kanë kërcyer të mërkurën nga dritarja në Zurich, ka raportuar mediumi zviceran, Blick.

Ata është dashur të dërgohen në spital, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në kantonin e Zurichut, Ralph Hirt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fjala është për dy azilkërkues të dënuar për krime, të cilët përballeshin me dëbim, ka konfirmuar departamenti për siguri i kantonit të Zurichut më vonë.

Në objektin ku ka ndodhur incidenti, 36 azilkërkues të refuzuar ishin vendosur gjatë javës së kaluar. Të enjten e kaluar, 16 prej tyre kishin dalë pozitiv në koronavirus.

Ata ishin dërguar në izolim, duke u zhvendosur nga qendra për kthim në Urdorf, për në Zurich. Azilkërkuesit tjerë ishin vënë në karantinë.