Kronikë e zezë

Konfiskohen disa armë pas një ahengu familjar në Prapashticë

Konfiskohen disa armë pas një ahengu familjar në Prapashticë

Policia e Kosovës ka konfiskuar disa armë mbrëmë pas një ahengu familjar në fshatin Prapashticë të Prishtinës.

“Policia, në mbrëmjen e datës 29.09.2020, ka pranuar një informatë, të cilën e ka trajtuar dhe ka arritur të zbulojë disa pamje në rrjete sociale, ku në një lokacion në rajonin e Prishtinës (në një aheng në fshatin Prapashticë), kishte pasur gjuajtje me armë zjarri nga disa persona të dyshuar”, është njoftuar nga Policia.