Në një aksion të Policisë së Kosovës në Pejë sot në mëngjes janë arrestuar 11 persona, ndërsa janë konfirmuar disa armë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia ka njoftuar se janë kontrolluar dhjetë lokacione të ndryshme.
Janë gjetur tre armë të gjata gjysmë-automatike, gjashtë armë të vogla, dy karikator, një dylbi, 180 fishekë, po ashtu dy vetura e 12 telefona celular dhe 2000 euro kesh.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Po ashtu një person është thënë nga Policia se është në kërkim.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme. Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë. Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor. Gjate kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri armë të gjata gjysmë-automatike, gjashtë armë të vogla, dy karikatorë, një dylbi, 180 fishekë (kalibër të ndryshëm), 2000 euro, dy vetura dhe dymbëdhjetë telefona mobil. Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
{gallery}