Kronikë

Vdes një grua në Cërmjan të Gjakovës, dyshohet se vrau veten

Një grua në Cërmjan të Gjakovës dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se viktima është 48-vjeçare.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Cërmjan të Gjakovës. Dyshohet se një grua 48-vjeçare ka kryer vetëvrasje. Rastit i është përgjigjur Policia, derisa ka trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.