Një person është gjetur në shtëpi pa shenja jete të dielen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kolovica të Prishtinës ndërsa rastin për Koha e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se viktima është gjetur në një shtëpi të braktisur ndërsa për rastin janë njoftuar edhe ekipet e tjera releavante
“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52 është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, tha ai për Koha.